Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet me investime të mëdha në merkato. Pasi shpenzoi 360 milionë euro në muajin janar, synimi i radhës është të bëjë të tjera ndryshime të mëdha.
Todd Boehly, nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë ky sezon, miliarderi amerikan po mendon për sezonin tjetër, ku natyrisht nuk do të jetë kaq tolerant me rezultatet.
Ideja e tij është gjetja e një trajneri special që të mund të stërvisë yjet e tij dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese.
Zgjedhja është Zinedine Zidane. Fakti që francezi është ende në kërkim të një pankine, mund të bëjë që të joshet nga një ofertë prej 18 milionë eurosh, që Blutë e Londrës janë gati që t’ia ofrojnë.