Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇmimet e larta prekin gjelat e detit. Fermerët: Do na mbeten pa...

Çmimet e larta prekin gjelat e detit. Fermerët: Do na mbeten pa shitur (vidio)

Fier – Kriza e Çmimeve prek dhe gjelat e detit, simbolin e tryezës së ndërrimit të viteve. Fermerët që mbarshtojnë gjela deti, tregojnë se këtë vit gjelat do të shiten deri në 14 mijë lek kg për të justifikuar kostot e rritjes së tyre. Ata thonë se shtrejntimi i gjelave ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve të drithërave.

Shtrenjtimit të çmimit këtë vit nuk do t`i shpëtojë as gjeli i detit, simboli i çdo tryeze shqiptare për ndërrimin e viteve.

Fermerët në fshatrat e Frakullës në Fier, tregojnë se këtë vit gjeli i detit do të shitet deri në 14 mijë lekë të vjetra për kilogram, ndërsa rritja e çmimit justifikohet me shtenjtimin e drithërave që përdoren për rritjen e shpendëve.

Nexhimje Manaj nga fshati Peshtan në Fier, tregon se këtë vit ka mbarshtuar rreth 100 gjela dhe pula deti, por sipas saj, kostot për rritjene tyre janë rritur gati dyfish në krahasim me një vit më parë.

Në kushte të tilla, kjo fermere i druhet faktit se shumë familje nuk do të kenë mundësi të blejnë gjela deti për ndërrimin e viteve, çka mund të bëj që shumë krerë të mbeten pa shitur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME