Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇrrila e shpopulluar, por me investime kthehet në atraksion turistik

Çrrila e shpopulluar, por me investime kthehet në atraksion turistik

Fshati Çrrilë në Mallakastër i shpopulluar. Dikur 300 familje sot as 15. Për një shërbim shëndetësor  duhet të bëjnë 20 km për të shkuar në Ballsh. Dikur pemtari e vreshta, sot asgjë.

Fshati Çrrilë është pjesë e njësisë administrative Fratar e bashkisë Mallakastër. Fshati me tre lagje dikur ka qenë me shkollë, kopësht e çerdhe, me vatër kulture e zyra pune për administratën shtetëeore. Banorët thonë që bëhej prej afro 300 familjesh ndërsa sot nuk bëhen as 15 familje.

Na shoqëron më i riu i mbetur në këtë fshat,  Bedri Hasanaj baba i tre vajzave dhe një djali, një 58 vjeçar pasi banorët e tjerë janë më të rritur. Ata që takuam na treguan se si ka qenë dikur fshati dhe si është katandisur këto 10 vitet e fundit

Dikur banorët mbaheshin duke punuar në vreshtat e frutikulturë pasi sipas tyre ka pasur shumë drurë si mollë, fiq, qershi, vreshta etj ndërsa sot pothuajse nuk ekzistojnë, janë prerë e janë tharë, kodrat janë të zhveshura.

Në tre lagje të fshatit ka vetën 10 fëmijë që vijnë e i marin cdo ditë në shkollën e Fratarit 15 km larg ku pjesa me e madhe e rrugës eshte e pa shtruar

Në këtë fshat ka 4 vende të shenjta ku jo vetëm banorët e fshatit por edhe të tjerë nga vende të ndryshme shkojnë e falen në këto vende që ndryshe banorët e zonës i quajnë vakëfe. Nëse shtrohen rrugët dhe ngrihem pika agroturizmi, ata thonë se kjo zonë merr zhvillom, bëhet atraksion turistik

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME