Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia gjen 290 rrënjë hashash, arreston dy persona në Peshtan

Policia gjen 290 rrënjë hashash, arreston dy persona në Peshtan

Fier – Vijon megaoperacioni i koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni i koduar “Peshtani”, goditet 1 tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Asgjësohen 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Peshtan. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte po ky shtetas dhe 6 celularë.

Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin “Peshtani”, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Tonin Qalliaj, 57 vjeç, dhe Lindor Ramushaj, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit Tonin Qalliaj

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Tonin Qalliaj, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME