Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston" njëshin" e vjedhjeve në Lushnje

Policia arreston” njëshin” e vjedhjeve në Lushnje

Lushnjë – Kreu disa vjedhje, gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje të kryera ditët e fundit, kanë vënë në pranga shtetasin M. G., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME