AKTUALITETKRYESORE

Darzeza pa shërbim shëndetësor/ Banorët: Mjeku ka dalë në pension, s’ka infermier.

Fier – Darrëzeza dy muaj pa mjek familje dhe prej mbi 30 vjet pa farmaci. Banorët për çdo vizitë apo këshillë mjekësore shkojnë në Fier. Një rrugë e dy punë, vizitohen por blejnë dhe medikamentet mjekësore.

Prej afro dy muajsh afro 400 familje të fshatit Darrëzezë janë pa mjek familje. Lajmi konfirmohet si nga konsultoria në qëndrën shëndetësore të fshatit ashtu dhe nga banorët të cilët thonë se si mjeku i familjes ashtu dhe infermeria kanë dalë në pension.

Infermieren e shtytën daljen në pension edhe 6 muaj ndërkohë që për mjek akoma nuk kanë gjetur, pohuan banorët e fshatit për ALB365.

Banorët e Fshatit Darrëzezë që kryesishtë janë të moshës tretë thonë se për çdo vizitë mjekësore apo konsultë shkojnë ose në Ndërmënas ku është qëndra shëndrtësore ose në urgjencë të spitalit në Fier.

Nga ana tjetër fshati Darrëzezë thonë se historikisht që nga viti 1992 nuk ka pasur farmaci. Për cdo medikament shkojnë dhe e blejnë në Fier

400 familje të fshatit Darrëzezë që kryesishtë janë të moshës tretë do të presin që të gejndet një mjek familje që ti vizitojë në fshat dhe deri atëherë këta do të shkojnë e të vizitohen në Fier qoftë edhe për një këshillë mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button