Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËDavid dhe Victoria Beckham rikrijojnë klipin e tyre viral

David dhe Victoria Beckham rikrijojnë klipin e tyre viral

Në një ngacmues të ri për reklamën e Uber Eats Super Bowl, Victoria dhe David Beckham rikrijuan klipin e tyre viral të tetorit nga dokumentari i Netflix.

Në videon e re, dyshja nuk po debatojnë se çfarë do të thotë të jesh “e klasës punëtore” si në videon virale. Në vend të kësaj, David dëshiron që Victoria të jetë “e sinqertë” në lidhje me spotin e tyre të ri reklamues.

“Kështu që Davidi dhe unë do të jemi në një reklamë të vogël,” fillon Victoria ndërsa është e ulur në një divan. David më pas vjen duke i kujtuar asaj se ” Ji e sinqertë, ji e sinqertë!”

“OK. Është një reklamë e madhe,” shton Victoria, ndërsa David i kërkon asaj t’i “tregojë më tepër”.

“David, po përpiqem,” përgjigjet Victoria. Pas më shumë shtyrjeve nga i shoqi, ajp më në fund i thotë ekipit të kamerës se reklama do të transmetohet gjatë “lojës së madhe të bejsbollit”.

Spoti vjen dy muaj pasi Victoria mori vendimin për të shitur një bluzë të bardhë me jakë të printuar me sloganin “Babai im kishte një Rolls-Royce”, i cili u frymëzua nga momenti viral me burrin e saj.

Fraza e ka origjinën nga rrëfimi i Victoria-s në dokumentin e Netflix, në të cilin ajo pretendonte se ajo dhe David vinin nga “familje e klasës punëtore.

“Jiei sinqertë. Me çfarë makine të ka çuar babai  në shkollë?” David e pyeti atë në klip, përpara se ajo të rrëfente se babai i saj drejtonte një Rolls-Royce në vitet ’80. Këmisha, e cila duket se është shitur, shitej me pakicë për 150 dollarë në faqen e internetit të labelit të saj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME