Deklarata e fortë e SHBA trondit Ramën: Do të…

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 8 kartele droge, përfshirë kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale, sipas një njoftimi të Regjistrit Federal.
Në njoftimin e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio thuhej se grupet paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA.
Presidenti Trump tha se ai i kishte ofruar presidentit Meksikan ndihmë për “të hyrë brenda territorit meksikan dhe për të pastruar zonat nga grupet kriminale”, duke krijuar terren për një ndërhyrje të mundshme amerikane.
DEA amerikane ka zbarkuar në Shqipëri vetëm pak ditë më parë. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës amerikane theksohet se “Shtetet se Bashkuara do të mbrojnë qytetarët shqiptarë nga trafiku i drogës”.
Kjo është një nga deklaratat më të forta të Shteteve të Bashkuara të bëra në këto 30 vite dhe ajo ka kaluar pa vëmendjen e duhur nga politika si dhe mediat. Shtetet e Bashkuar kanë nisur luftën e karteleve të drogës në Shqipëri dhe këto kartele janë të lidhura direkt me Ramën.
Ka edhe një detaj tjetër në njoftimin e Ambasadës amerikane. Deklarata thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Shqipërinë dhe jo me autoritet shqiptare duke e përjashtuar kështu si partner të besueshëm Ramën dhe qeverinë e tij.
Pas njoftimit të Ambasadës amerikane në Tiranë mbërriti në Shqipëri, drejtuesi i ICITAP nga Departamenti i Drejtësisë të Trump. Kreu i ICITAP i përcolli urdhrin zyrtar të Kryeprokurores amerikane, Pam Bondi, ministrit të Brendshëm të Ramës për të eleminuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA.
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Reagimi i Berishës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, reagoi pas kërkesës së Departamentit të Drejtësisë së SHBA drejtuar autoriteteve shqiptare për të luftuar kartelet e drogës. Ai theksoi se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri është vetë Kryeministri Edi Rama, duke i lidhur ato me grupe të fuqishme kriminale si Troplinët, Çelajt dhe Bajrët. Berisha denoncoi operacionin “Ura”, i cili, sipas tij, ka nxjerrë në pah lidhjet e drejtpërdrejta të Edi Ramës dhe anëtarëve të kartelit të Troplinëve, duke përfshirë edhe Altin Dumanin dhe figura të tjera të njohura të politikës dhe krimit. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare për mbrojtjen e personave të lidhur me këtë kartel, duke sjellë si shembull vonesat në arrestimin e anëtarëve të tij, që sipas Berishës, kanë mundur të fshehin provat dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre kriminale.
Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, i ka kërkuar presidentit Donald Trump dhe qeverisë së SHBA që të shpallin kartelet shqiptare si organizata terroriste. Ai e theksoi këtë kërkesë duke i lidhur këto grupe me pastrim parash dhe aktivitete kriminale që përfshijnë miliarda euro të fituara nga trafiku i drogës. Berisha akuzoi Edi Ramën për udhëheqjen dhe mbështetje të këtyre karteleve, duke i lidhur ata me politikanë të tjerë të lartë të Shqipërisë, si Olsi Rama, Taulant Balla dhe Ervin Hoxha. Ai theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të ofrojë çdo provë që tregon implikimin e këtyre individëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka denoncuar ndërhyrjen e karteleve të drogës në zgjedhjet e 11-majit, duke sjellë fakte dhe shifra që dëshmojnë përpjekjet e grupeve kriminale për të manipuluar rezultatin zgjedhor. Ai ka veçuar figura të njohura, si Arkend Balla dhe Blendi Xhabafti, të cilët sipas Berishës janë rekrutuar dhe mbështetur nga kartelit e Troplinëve dhe Xhabaftëve për të forcuar ndikimin e krimit në politikë. Berisha ka sjellë si shembull kandidatin Arkend Balla, i cili mori një rritje të jashtëzakonshme të votave, nga 2,463 në 20,718, duke e lidhur këtë rritje me patronazhin e kartelit Troplini. Ai ka theksuar se Balla është premtuar për postin e Ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë mes politikës dhe krimit të organizuar. Berisha ka akuzuar qeverinë dhe zyrtarët e saj se po i mbrojnë këto figura, duke përdorur media të kontrolluara për të mirëmbajtur imazhin e tyre.
Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mediat që mbështesin qeverinë se po përpiqen të censurojnë informacionet dhe denoncimet ndërkombëtare që zbulojnë lidhjet e krimit të organizuar me administratën shqiptare. Ai ka theksuar se, edhe pse ka pasur një kërkesë të fortë nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së për të luftuar kartelet e drogës në Shqipëri, këto mesazhe janë censuruar në mënyrë të qëllimshme nga media të kontrolluara nga qeveria dhe krimi i organizuar. Berisha ka deklaruar se mediat e lidhura me qeverinë dhe krimin janë duke bërë gjithçka për të manipuluar opinionin publik dhe për të paraqitur si të rregullt një proces zgjedhor që, sipas tij, ishte një farsë totale.