OP/ AN

Dështaku i madh në këto zgjedhje, Tiku i Sorosit*

Dështaku i madh në këto zgjedhje, Tiku i Sorosit

Adriatik Lapaj, i fryrë me miliona euro nga fondacionet e huaja dhe me një fushatë të mbështetur nga çdo ekran dhe portal, dështoi keq. Me gjithë pompën, propagandën dhe përpjekjen për t’u shitur si “shpëtimtari i ri”, mori vetëm 1 mandat.

Shqiptarët nuk janë më budallenj. E kuptuan shpejt që pas fjalëve të bukura fshihej një mashtrues me regji nga jashtë. U përpoq të mbushte mendjet e njerëzve me moral të paketuar, por populli ia dha përgjigjen në kuti: jo Sorosit, jo kukullave, jo mashtruesve politikë të ricikluar si “shpresë”.
Kjo nuk ishte thjesht humbje – kjo ishte rrëzim me zhurmë.

Adriatik Lapaj ose si i thërrasin ndryshe “Tiku i Sorosit” apo “Legjenda Adriatik Lapaj” edhe “i vetëm është trim në luftë”. Ai akoma propogandon me të madhe se PS dhe PD do u jetë si grenza në poture por harronë se grenza ne poture shumë shumë nje apo dy herë pickonë sepse me nje pëllambë i shtyp kokën e bie shtrirë përtokë. Apo nejse se Tiku me të dëgjuar e ka se ka me të provuar këtë grenzën në poture.

“Adritak Legjenda” siduker u pompua shumë dhe suporti i tij u bënë të rinjtë që duan ndryshimin, duan largimin e “xhaketave të vjetra” të politikës si djathtas e majtas, por gjithmonë ka një herë të parë, dhe kur të pëlqen e vazhdon.

Gjithsesi Tiku hyri në Parlament, u bë deputet, ja të shofim çdo bëjë Tiku i Sorosit ose si e quan veten “Adriatik Legjenda”, katër vite ikin shumë shpejt nëmos u mbaron mandati para kohe pa i mbushur dy vjet.

Tiku, tek e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por jo si ai mes Sarandës e Korfuzit, por ai mes Lirisë dhe Skllavërisë moderne.

*marr nga statusi i Almer Toska publikuar në faqen e tij në rrjet social

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button