
Finalja e Kupës së Shqipërisë ka dhuruar emocione të mëdha dhe një ndeshje spektakolare mes Dinamos dhe Egnatias.
Sfida u zhvillua nën një ritëm të lartë dhe me përmbysje të vazhdueshme. Dinamo kaloi e para në avantazh me golin e Itodo Mandelës, por në fundin e pjesës së parë Egnatia barazoi me Guindon. Në pjesën e dytë, Mandela realizoi sërish për Dinamon, por rrogozhinasit reaguan në minutat shtesë me golin e Bakajokos, duke e çuar rezultatin në 2-2.
Asgjë nuk ndryshoi në 30 minutat shtesë, dhe gjithçka u vendos nga ruleta e penalltive. Dinamo u tregua më e saktë, duke fituar me rezultatin 5 me 4.
Kështu, “blutë” të kryeqytetit ngrejnë për herë të 14-të në histori trofeun e Kupës së Shqipërisë, një sukses i shumëpritur që rikthehet pas 22 vitesh mungesë.
Dinamo i jep fund edhe dominimit të Egnatias, që kishte fituar dy edicionet e fundit të këtij kompeticioni.