Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDonnarumma: Shqipëria ekip i madh, kanë lojtarë të rinj dhe interesant

Donnarumma: Shqipëria ekip i madh, kanë lojtarë të rinj dhe interesant

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës në Europian, aty ku në fazën e grupeve do të përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Sa i takon kuqezinjve, “gardiani” ndan fjalët më të mira.

“Para së gjithash, jam i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Padyshim që do të jemi gati për këtë eveniment të madh, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur titullin tonë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale.

Shqipëria është një ekip i madh me lojtarë të rinj interesantë që kanë përvojë. Çdo ndeshje është e ndryshme, kështu që ne do të duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Ne do duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, por tani po mendojmë të bëjmë mirë kundër Shqipërisë, do të shohim”.- tha ai

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME