Dropulli çeli sezonin turistik

Mbrëmjen e djeshme, Bashkia e Dropullit çeli zyrtarisht sezonin turistik, në një atmosferë festive të shoqëruar me ekspozita, këngë dhe valle tradicionale.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete të shumta nga jeta politike, shoqërore dhe kulturore, mes tyre konsulli i nderit Socrates Sourvinos dhe deputeti i qarkut të Gjirokastrës Tërmet Peçi & Piro Dhima ..
I ftuari special i mbrëmjes ishte këngëtari grek Konstantinos Koufos, i cili elektrizoi atmosferën me performancën e tij, duke ndezur festën dhe duke dhuruar emocione për të gjithë të pranishmit.
Aktiviteti shënoi nisjen e sezonit turistik në Dropull, me synimin për të promovuar vlerat kulturore, traditat dhe potencialin turistik të zonës.
https://www.facebook.com/share/v/1Ctt4WfFp4/









