AKTUALITET

Dy të vrarë në zonën e Kalamatës.

Burime policore: njëri shtetas grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtur prej ekzekutorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të së djelës sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës dhe deri tani mësohet se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.
Policia po heton lidhur me ngjarjen.
Informacionet tregojnë se rreth dhjetë ditë më parë, persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe rrahur pronarin e kampingut.

Sipas informacioneve nga messinialive.gr, rreth orës 8:30 një sulmues i panjohur hyri me forcë në recepsionin e kampingut dhe qëlloi 70-vjeçarin, duke e plagosur për vdekje.

Punëtori 55-vjeçar u përpoq të arratisej, por u qëllua dhe u vra nga i njëjti sulmues. Menjëherë pas kësaj, sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes.
Arma me të cilën janë qëlluar ka qenë çifte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button