AKTUALITETTOP-NEWS

Emrat dhe detajet/ Vrasja e policit të Shqiponjave dhe plagosja e kolegut të tij, arrestohet ish ushtaraku

Detaje të reja kanë ndalë nga ngjarja e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku një punonjës policie humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një autori në kërkim, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Burime për gazetarin e Syri, Enton Qyno bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është Violand Bracellari i datelindjes 1983.

Sipas informacioneve nga terreni për gazetaren e Syri, Sidorela Xhomaqi,  punonjësi i policisë që ka humbur jetën, efekti i Shqiponjave, quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri.

Viktima Enea Mekolli

Efektivët e Shqiponjave u qëlluan nga autori në kërkim gjatë operacionit për kapjen e tij.

Efektivi i plagosur po merr ndihmën në spitalin e Korçës, ku dyshohet se ka marrë një plumb por nuk dihet ende gjendja.

Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Podenës dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit, mënyrën se si u zbulua vendndodhja e të kërkuarit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë ndërkohë që efektivi i plagosur pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, si edhe drejtori i Policisë së Korçës. Podena është një zonë e largët dhe e braktisur, ku lëvizja dhe ndërhyrja e forcave të rendit paraqet vështirësi për shkak të terrenit të vështirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button