Emrat/ Trafikuan 225 kg kokainë e heroinë dhe 4.5 mln euro kesh drejt Italisë!

Gazetarja Alba Kepi raportoi për Syri TV mbi një rrjet ndërkombëtar narkotrafiku me qendër në Shqipëri, i cili furnizonte me kokainë dhe heroinë dy grupe kriminale në Brindisi dhe Bari.
Operacioni i Antimafias italiane ka dokumentuar trafikun e rreth 225 kg droge dhe kalimin ilegal të 4.5 milionë eurove kesh nga Shqipëria në Itali, kryesisht përmes linjave të autobusëve.
Lënda narkotike vinte nga Amerika Latine dhe Turqia, ndërsa qendra e shkëmbimit ishte Bari. Hetimi, i mbështetur në përgjime dhe komunikime të zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, tregoi se aktiviteti kriminal kishte nisur që në vitin 2016 dhe u dokumentua mes shtatorit 2021 dhe qershorit 2022.
“Një grup narkotrafikantësh me bazë në Shqipëri furnizonte me drogë, kryesisht kokainë dhe heroinë, dy grupe pulieze narkotrafikantësh, të cilët menaxhojnë gjithë trafikun e drogës në Brindisi dhe Bari. Ky operacion ka dokumentuar rreth 225 kg kokainë dhe heroinë të menaxhuara nga grupi shqiptar i narkotrafikantëve, me aktivitet që daton që nga viti 2016. Po ashtu, është dokumentuar një tranzit i paligjshëm i parave cash në vlerë prej 4.5 milionë euro, të transportuara nga Shqipëria drejt Italisë.
Baza e shkëmbimit të parave për narkotrafikun ishte kryesisht në Bari. Paratë vinin cash, përmes linjës së autobusëve, të cilët më pas menaxhonin shitjen apo furnizimin e lëndës narkotike.
Kemi të bëjmë me kokainë të një cilësie shumë të pastër, e cila trafikohej nga Amerika Latine, dhe heroinë, kryesisht nga Turqia. Këto janë detajet e para të publikuara që nga mëngjesi i sotëm nga Drejtoria e Antimafies në Romë dhe operacioni është ekzekutuar nga Antimafia e Barit.
Aktiviteti kriminal i grupit shqiptar të narkotrafikantëve është dokumentuar përmes një hetimi të mbështetur në zbardhjen e bisedave të aplikacionit SKY ECC, përgjimeve telefonike dhe videopërgjimeve. Këto dëshmi kanë treguar se ky grup ka nisur aktivitetin kriminal që në vitin 2016, ndërsa hetimet kanë nisur në shtator të vitit 2021 dhe janë zhvilluar deri në qershor të vitit 2022, duke dokumentuar bilancin që përmendëm më sipër. Afera e narkotrafikut rreth 7 milionë euro” informon gazetarja.

Emrat e të arrestuarve
Orgest Molla,
Hasan Nderjaku,
Ligor Çombashi
Armand Tragaj, (ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës)

Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili