Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËErdit Hazizaj: Qyteti do zgjohet nga “gjumi letargjik” ku e futi qeveriasja...

Erdit Hazizaj: Qyteti do zgjohet nga “gjumi letargjik” ku e futi qeveriasja e Rilindjes Rroskovecin

Kandidati i PD për bashkinë Rroskovec Erdit Hazizaj ka një platformë të qartë dhe një program të detajuar për bashhqytetarët e tij, program elektoral i cili do u prezantohet jo vetëm demokratëve por gjithlë banorëve të kësaj bashkie.

Fshat më fshat, lagje më lagje, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi, kandidati demokrat Hazizaj ka kryer takime dhe ka biseduar për problemet që ka çdo familje  roskovecare.

Taksat e larta, papunësia, gjendja e dobët ekonomike, mosmbështjetja nga bashkia, indiferenca e punonjësve të bashkisë, arroganca e kryebashkiakes, moszgjidhja e problemeve në kohë kanë qënë shumica e problemeve që banorët i kanë shprehur kandidatit demokrat, gjë që ai u ka pohuar se do të marrin fund pas datës 14 maj kur ai do të jetë në krye të bashkisë Rroskavec, pasi bashkia është institucioni i tyre dhe do jetë i hapur për çdo qytetar.

Programi elektoral i zotit Erdit Hazizaj është i ndarë në disa pika si infrastruktura, arsimi, kultura, shëndetësia, e shumë pika të tjera por mbi të gjitha bujqësia e cila është baza e çdo familje, ta rikthejmë si dikur me mbështetje e subvencione, banorët të jetojnë e punojnë në vendin e tyre e jo të marrin rrugët e emigrimit për të kryer të njëjtën punë, por larg atdheut.

Mjedisi, ekonomia, punësimi, shërbimet sociale janë dia nga pikat e tjera të programit shumëdimensional të kandidatit për kryebashkiak në Rroskovec.

Në ditët në vijim programi elektoral i kandidatit demokrat Erdit Hazizaj për bashkinë Rroskovec do të zbërthehet me detaje për tu bërë shumë i qartë për bashkëqytetarët e tij të kësaj bashkie.

Ja disa pika vetëm nga çështja më e prekshme, ekonomia dhe punësimi që janë plaga e shoqërisë sonë. Kjo plagë që ka detyruar me qindra familje të braktisin punët pa fitime dhe vendin e tyre duke ju drejtuar emigracionit.

  • Do të ketë partneritete me bizneset për rritjen e punësimit.
  • Do të krijohen të gjitha lehtësirat për bizneset e huaja dhe shqiptare që të investojnë dhe të punësojnë sa më shumë individ.
  • Do të punohet për uljen e papunësisë, duke mos taksuar biznese të reja që krijojnë vende të reja pune.
  • Reduktim me 30 % e tarifes se tabeles informuese
  • Reduktim me 30% tarifes se nderteses
  • Reduktim me 30% tarifes se truallit
  • Reduktim me 30% tarifes per hapsirat publike

E ka thënë shumë bukur zoti Erdit Hazizaj, Ky qytet do të zgjohet nga ky gjum letargjik që është vënë nga politika. Ky qytet do të jetojë më në fund.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME