Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEuro 2024/ Holandë-Angli 1-2. Finalja Spanjë - Angli

Euro 2024/ Holandë-Angli 1-2. Finalja Spanjë – Angli

Finalja e Euro 2024 do të jetë Spanjë-Angli.  Skuadra e Southgate eleminoi Holandën në një gjysmëfinale të vështirë, duke fituar 2-1 në momentet e fundit.

Portokallinjtë e thyen ngërçin pas vetëm 7′ falë një supergoli të Simons, por pësuan pothuajse barazimin e menjëhershëm nga Kane me penallti (18′).

Pjesa e dytë dhuroi një lojë të përgjumur. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i fitores për Anglinë u realizua minutën e parë të shtesës së akorduar nga gjyqtari Zwayer, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Kështu Anglia fluturon drejt Berlinit, ku për të dytin edicion radhazi do të tentojë të fitojë trofeun.

Finalja e madhe do të luhet më 14 korrik në Berlin. Angli-Spanjë do të jetë finalja e madhe e “Euro 2024”. Tre Luanët morën një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Holandës, në një duel që dhuroi shumë emocione në Dortmund.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME