
Nuk mungojnë golat në Europa League, teksa Tottenham fitoi 2-3 ndaj Hoffenheim. Spurs marrin kështu 3 pikë të rëndësishme, në një transfertë të vështirë si ajo e PreZero Arena.
Londinezët realizuan me Maddison shumë shpejt, ndërsa spikati edhe Son me dopietë. Në krahun tjetër, golat e Stach dhe Mokwa nuk mjaftuan për vendasit.
Një javë para fundit të fazës së ligës, Roma u mund 1-0 nga Az Alkmaar. Në ndeshjet e tjera, Bodo/Glimt kaloi 3-1 Maccabin e Tel Avivit, ndërsa Porto-Olympiacos përfundoi 0-1.
