Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIFacebooku dërgon automatikisht ftesa për miqësi pasi vizitoni një profil

Facebooku dërgon automatikisht ftesa për miqësi pasi vizitoni një profil

Një numër i përdoruesve të Facebookut u ankuan për një gabim të premten. Kur vizitoni profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgohen automatikisht, shkruan “DailyStar”.

Shumë përdorues të Facebookut deklaruan se pas vizitës në profilet e të tjerëve, platforma dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi.

Meta, kompania që zotëron Facebookun, ka njoftuar zyrtarisht se ka rregulluar gabimin “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.

“Ne e parandaluam që kjo të ndodhte dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në reagim.

Gabimi i fundit vjen pasi kompania mëmë e Facebookut, Meta, është në mes të largimeve masive nga puna, të cilat kanë bërë që kompania të pushojë të paktën 13 për qind të stafit të saj, duke pushuar nga puna më shumë se 11 mijë njerëz.

Muajin e kaluar, një problem me reklamat në Facebook ngarkoi shumë përdoruesit dhe e detyroi kompaninë të ndalonte për një kohë të gjitha reklamat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME