SPORT

Feyenoordi bën gjëmën në San Siro, eliminon Milanin nga Championsi

Milanit i ndodh ajo që i druhej. Kuqezinjtë janë eliminuar nga Champions League pas barazimit 1-1 në San Siro. Me rezultat të përgjithshëm 2-1, Feyenoordi është skuadra që vijon aventurën në 1/8-at  kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Skuadra e Conceicaos e nisi mjaft mirë duke shënuar që në minutën e parë me Gimenez, që shënoi me një goditje të lehtë dhe më pas nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij.

Milan mori një goditje të rëndë në fillimin e pjesës së dytë, pasi mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Theos. Lojtari francez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një simulimi në zonë.

Skuadra holandeze shënoi golin e barazimit me Carranza në minutën e 73-të dhe mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button