Fjalimi i kalimit në Opozitë i Albin Kurtit

Mbrëmë vonë pasi serveri i KQZ në Prishtinë ra, doli Albin Kurti. Ai ndonëse mbahej sikur ishte në entuziazëm, por kishte brenda irritim, inat dhe dëshirë për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin që kështu Kosova të rrinte larg SHBA e Komunitetit Ndërkombëtar, duke sunduar me pjesën injorante të votave.
Fjalimi i tij ishte fjalim kalimi në Opozitë, sepse nuk bën kurrsesi shumicën i vetëm, as duke llogaritur 10 deputetët e partive të vogla që hyjnë automatikisht deputetë. Ndërkohë Ramush Haradinaj doli dhe tha se do të krijojmë qeverinë e re me shumicën e Opozitës, që kalojnë 51 % të deputetëve.
Deri tani janë numëruar mbi 70 % e votave dhe trendi nuk besohet se mund të ndryshojë deri në mbarim. Pra deri tani VV ka 42 % të votave, duke renë me 9% nga zgjedhjet e vitit 2021.
Ndërkohë nëse mbyllet numërimi me këto shifra do të hyjë në veprim administrata e Presidentit Trump, që nuk e pranojnë si kryeministër Albin Kurtin. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që pak ditë para zgjedhjeve të dilte hapur këshilltari kryesor i Trump, që të shkruante se “mos votoni Kurtin”.
Albin Kurti nuk duhet të harrojë se përballë ka presidentin Trump e jo Biden!