AKTUALITET

Flet për herë të parë Artur Shehu: E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec

Biznesmeni Artur Shehu foli në një intervistë për emisionin “Opinion” për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Shitja e tokës te investitorët është bllokuar nga SPAK, por Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.  

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. 

SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës. 

Takim në Aruba? Absolutisht jo. Kjo nuk ka lidhje me as ministra dhe as kryeministra. Është komplet Fake News.

Takim? Absolutisht jo. Avokatin e kam gati dhe le të flasë me SPAK 

Kam 29 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kam azil politik në Amerikë.

Më pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adritaik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan” – tha Shehu.

Ky mesazh i Artur Shehut nuk u lexua si miqësor nga kreu i Mundësia, Agron Shehaj, përkundrazi. 

Shehaj i kërkoi Fevziut të bëjë koment për deklaratën e Shehut për të cilën tha se iu duk si mesazh i koduar. 

“Duhet të komentoj për çfarë ndodhi këtu. Mu duk si mesazh i koduar. Nuk jam i bindur, por të shohim, mua kështu mu duk. 

Dua t’ju jap garanci, sidoqoftë, zero ndikim për sjelljen time në politikë. Unë mbroj interesin e qytetarëve” – deklaroi Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button