Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETFluks pacientësh në Spitalin Memorial Turk në Fier. Nëndrejtori Bindal: Nuk ka...

Fluks pacientësh në Spitalin Memorial Turk në Fier. Nëndrejtori Bindal: Nuk ka ikje personeli

Fier – Spitali Rajonal Turk në Fier po ndeshet me fluks të madh pacientësh jo vetëm nga Fieri e rrethinat e tij por dhe nga qytete të ndryshme të jugut të Shqipërisë.


Si në sallën e pritjes ashtu dhe në koridoret përpara dhomave te vizitave të mjekëve, kudo shikon fluks pacientësh të cilët presin për të zgjidhur problemin e tyre shëndetësor.
Kryeinfermieri i urgjencës pohon faktin se si dita e sotme është si çdo ditë. Ktu është e njëjta situatë, pacientë nga jugu i Shqiplrisë vijnë për kurim pranë stafit të këtij spitali.

Nga ana tjeter paciente të ndryshëm pohuan faktin se dikush vinte për herë të parë e disa tashmë ishin rikthyer per të kuruar familjrë të tyre pasi vet kishin gjetur shërim.

Nën drejtori i përgjithshëm i këtij spitali Mehmet Bindal pohoi se spitali eshte i plotësuar me mjek e infermierë turq dhe shqiptarë të cilët janë të përkushtuar në punë dhe u japin zgjidhje pacientëve. Është lajm i rremë ai i thënë dy ditë më parë se po ikën stafi mjeksor i spitalit dhe po marrin paisjet, nuk është aspak i vërtetë, i shikoni vet dhomat e vizitave, mjekët, pacientët, puna vijon normalishtë, pohon ai.

Temperaturat larta në këto ditë vere kanë shtuar fluksin e pacientëve jo vetëm në spitalin Rajonal Fier por edhe në atë rajonal Mermorial i cili po ndeshet me fluks pacientësh nga Jugu i Shqipmrisë që po gjejnë shërim. Një shërbim duke qënë në krye të detyrës për tu shërbyer pacientëve./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME