Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFotografi i botës së egër, Jetmir Troshani vlerësohet me Çmimin e Parë

Fotografi i botës së egër, Jetmir Troshani vlerësohet me Çmimin e Parë

Nga Benet Beci- – Fotografi shkodran i botës së egër, Jetmir Troshani, është vlerësuar me Çmimin e Parë dhe ka marrë Njohjen e Artë të Nderit në kategorinë Fotografia e Natyrës dhe Kafshëve të Egra nga Fondo Internazionale per la Fotografia (FIOF) Awards 2024. Fotografia e tij që shfaq “Elegant Dance of Common Buzzards” është vlerësuar maksimalisht në eventin “Orvieto Fotografia 2024”  mbajtur në Itali nga 15-17 mars 2024.

Jetmiri prej vitesh po kontribuon në fotografimin e kafshëve e shpendëve kudo në botë, por veçanërisht të Liqenit të Shkodrës. Veprat e tij artistike jo vetëm dokumentojnë pasurinë e faunës sonë, por edhe po ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e kësaj pasurie të jashtëzakonshme që ka Shkodra, ndaj jemi përzemërsisht falënderues!

Shumë urime Jetmir Troshani!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME