Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFOTOT/ Këngëtarja shqiptare nderohet në New York

FOTOT/ Këngëtarja shqiptare nderohet në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij në këtë qytet.

Prej vitesh artistja jeton dhe punon në këtë qytet së bashku me familjen e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku këngëtarja ka ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia.

Enisa u shpreh se “meritën” e të gjitha arritjeve e kanë prindërit e saj, të cilët u kujdesën që jo mos ta harrojë kurrë kulturën e vendit të saj .

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”– ka shkruar ajo krahas fotove.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME