Gara politike e 11 majit, qarku i Fierit me më shumë votues se në zgjedhjet e kaluara

Më 11 maj shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit. Në qarkun e Fierit janë 353.185 votues me banim në këtë qark dhe 32.466 janë të regjistruar në këtë qark për të votuar nga diaspora. Qarku i Fierit përfshin 6 bashki dhe zgjedh 16 deputetë në Parlamentin shqiptar.
Referuar këtyre të dhënave prefekti i qarkut të Fierit shprehet se kemi rritje të numrit të votuesve dhe se parashikon një proces zgjedhor të qetë siç i takon qarkut të Fierit.
Sipas Prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko, procesi i publikimit të listave përfundimtare tashmë ka përfunduar, ndërsa afishimi i tyre është bërë ditë para zgjedhjeve me qëllim që çdo zgjedhës të ketë mundësinë të verifikojë të dhënat e veta. Në rast të ndonjë pasaktësie, qytetarët mund t’i drejtohen zyrave të gjendjes civile për të kryer ndryshimet e nevojshme.
“Qarku i Fierit ka në total 9 vendnumërime votash dhe përfshin 353,185 votues, ndërkohë që 32,466 votues janë të regjistruar në diasporë,” – u shpreh Çuko në një deklaratë për mediat.
Ai theksoi se afishimi i listave është bërë në përputhje të plotë me ligjin, në ambientet publike pranë zyrave të gjendjes civile, me hyrje të lirë dhe akses të garantuar për të gjithë qytetarët.
Prefekti gjithashtu vuri në dukje se, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nuk vihet re një rënie e numrit të votuesve