Gazetari Vladimir Muçaj fiton pafajësinë në Gjykatën e Apelit Tiranë

Gazetari Vladimir Muçaj drejtor i medias online Newsalbania.al dhe kryetar për shumë vite I Unionit të Gazetarëve Shqiptare Qarku Fier fiton pafajesinë ne Gjykaten e Apelit Tiranë.
Procesi ndaj tij zgjati gati 5 vite, nje proces nën akuzën bajate per kundershtim te forcave të rendit ne Fier. Ky proces nisi ne Fier, ( ku u pezullua nga gjyqesori ) per mungese faktesh penale. Pas ketij vendimi prokurori i ceshtjes e apeloi ne Vlore vendimin e “padrejte” sipas gjykimit te tij. Apeli i Vlores e rikthen per rigjykim ne Fier ku Gjykata e Fierit çuditerisht ndryshon gjykim e vleresim duke I dhene vendim sa të dyshimte dhe absurd ndaj gazetarit Vladimir Mucaj masen e vuajtjes se denimit 2 muaj burg.
Kjo mase e kundershtuar prej gazetarit u apelua perseri në Gjykaten e Apelit Vlore.
Diten e djeshme date 11 shkurt 2025 gazetari u parball ne Apelin e Tiranes. Trupi gjykues gjykoi e vleresoi se gazetari nuk ka konsumuar elemente te vepres penale duke prezumuar pafajsinë.
Ky proces u ndoq nga shume gazetare ne seanca te ndryshme por veçanërisht nga Unioni i Gazetareve Shqpitare.
Reagime per kete proces te stisur me prapavije hakmarrje per shkak te shkrimeve dhe qendrimeve kritike ne media te gazetarit ka patur nga shume shoqata te medias ne Shqiperi dhe jashte saj.
Duhet theksuar se gazetari Vladimir Muçaj eshte konseguent dhe kurajoz si gazetar me integritet dhe kuraje profesionale ne te gjitha angazhimet e tij mediatike, gezon popullaritet e simpati jo vetem te komuniteti gazetaresk por edhe te publiku i gjere.
Mbyllja e ketij procesi maratone ne favor te nje perfaqesuesi dinjitoz te medias eshte frymezim per median e gazetaret ne pergjithesi në sfidat e tyre me realitetin mediatik juridik e shoqeror.
Duke qene gjate gjithe kesaj kohe mbeshtetes me te vertetat e gazetarit i urojme atij suksese te metejshme duke falenderuar dhe trupin gjykues te Gjykates se Apelit te cilet dhane gjykim e vleresim te ftohte bazuar ne fakte te pakontestueshme.