Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËGIJOTINA 'VEGETING' QË PO RIKTHEN KANUNIN

GIJOTINA ‘VEGETING’ QË PO RIKTHEN KANUNIN

Nga Julian Hoxhaj/

Reduktimi i numrit të gjykatave të Apelit dhe ato Administrative në vend, mund të përkthehet shkurt e shqip në atentat ndaj drejtësisë për qytetarët. Reforma në Drejtësi ka dalë jashtë parashikimeve. Shkarkimi i dhjetra magjistratëve nga Vettingut, ka sjellë kaos në prokuroritë dhe gjykatat e rretheve. Dosjet janë bërë kapic, çështjet gjyqësore po ashtu! Dëmi më i madh në këtë mesele është drejtpërdrejtë ndaj qyetarëve. Ndaj fakirëve, atyre që ngrihen nga maja e malit apo dhe nga fundi i fushës, për të marrë një vendim civil, por qoftë dhe penal, që zgjatet e zgjatet pafundësisht! Sot që flasim, kostot për qytetarët (vetëm për zgjatjen e proceseve gjyqësore) janë të mëdha.

Nesër do të jenë shumë herë më të mëdha. Imagjinoni një qytetar nga Gjirokastra që ka një biznes të vogël, apo ka marrë një gjobë, apo ka një problem me komshiun… nesër do t`i duhet të vij nga Gjirokastra deri në Tiranë, për të apeluar fjala vjen një gjobë apo për të zgjidhur një konflikt të thjeshtë civil. Imagjinoni gratë që dhunohen nga burrat. Ato duan urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Nesër do të duhet të durojën drurin në kurriz, derisa të mbushet furgoni për të ardhur e për të bërë kërkesë në Tiranë. Rastet dhe shembujt mund të jenë të panumërt. Por problemi është thelbësor dhe ka dy pika kritike: Atë që sot e thonë avokatët, Kanuni do rikthehet. Dhe e dyta, qytetarët do të humbin durimin e për pasojë edhe drejtësinë! Pra, përfundimisht, me hartën e re gjyqësore, nuk do të ketë me drejtësi për qytetarin.

Por a ishte paralajmëruar e gjitha kjo?

Po! Ishte gjithçka e paralajmëruar. Gjatë vitit aktual, por dhe gjatë vitit të kaluar, kur nisi të diskutohej kjo reform në sistemin e gjyqësor, ne në Syri Televizion me kolegët në rrethe, kemi trajtuar pafundësisht problemin e vakancave në sistemin e drejtësisë. Sot në gjykatat apo prokuroritë e rretheve kanë mbetur në punë vetëm sekretaret e tek tuk ndonjë prokuror apo gjyqtarë, që ende nuk i ka ardhur radha e “gijotinës” me emrin “Vetting”. Kemi trajtuar se si me mijëra dosje janë bërë mullar, se si sot qytetarët zvarriten për të marrë drejtësi, dhe nuk e gjejnë atë gjëkundi! I gjithë sistemi ka rënë. Sot në Shqipëri ka një kolaps të madh në funksionimin e gjyqësorit, që lidhet posaçërisht me masakrën që ka bërë vettingu. Kjo masakër po tentohet tashmë të na shitet si “reform Nordike”, me reduktim të numrit të gjykatave sipas modelit që kanë vendet Nordike.

Por në fakt, kjo reformë (reduktimi gjykatave) është makjazhi mbi fytyrën e shpërfytruar të sistemit të kapur nga qeveria, që kërkon të krijojë një largësi përfundimtare të qytetarit nga drejtësia. Të llogarisësh faktorët socio-ekonomik të kësaj reforme, në raport me situatën socio-ekonomike të familjeve shqiptare që marrin shërbim në isntitucionet e drejtësisë, me gjasë ne sot mund të flasim për një sitem të falimentuar shtetëror. Ndaj, si qytetar, por më shumë si gazetar që çdo ditë ndjek probleme të pafundme sociale, e shoh si emergjencë kombëtare nevojën për të ndalur këtë reformë në sistemin e drejtësisë. Avokatët që protestojnë sot po bëjnë një shërbim civil të madh. Ata, po kanë interesat e tyre, por në fund, ata e kuptojnë më mirë sekushdo se çfarë kostosh do të thotë kjo reformë për klientët e tyre. Fundja, avokatët do ta gjejnë zgjidhjen, do rrisin tarifat e shërbimit në kurriz të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME