Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË Gjendet i vdekur në banesë këngëtari i njohur

 Gjendet i vdekur në banesë këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur, Aaron Carter është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij në  qytetin e Lancaster në SHBA. Sipas TMZ, ai është gjetur i pajetë në vaskë në banesën e tij.

Ka qenë një telefonatë që ka njoftuar policinë lidhur me vdekjen e këngëtarit. Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, ku nga informacionet e para, nuk bëhet fjalë për vrasje.

Aaron Carter, vëllai i këngëtarit të grupit “Backstreet Boys” Nick Carter, mori famë në fund të viteve 1990 si këngëtar i rrymës pop, duke publikuar 4 albume.

Pasi albumi i tij i parë shiti një milion kopje, albumi i dytë i Aaron, “Aaron’s Party”, e trefishoi atë numër … dhe prej andej ai u bë i rregullt në Nickelodeon.

Pas shumë vitesh, Carter ndryshoi rrymë duke kaluar në, rap ndërsa karriera e tij muzikore përparoi.

Aaron kishte shumë probleme ligjore dhe abuzimi me substancat narkotike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME