Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReja: “Nuk kemi mentalitet, por në Euro 2024 mund të shkojmë”

Reja: “Nuk kemi mentalitet, por në Euro 2024 mund të shkojmë”

“Tani kemi përballë Katarin, një skuadër akoma më të mirë se Arabia Saudite. Për Shqipërinë është një test shumë i rëndësishëm. Për t’i dhënë një mundësi lojtarëve që të tregojnë se e meritojnë në të ardhmen një ftesë nga Kombëtarja”. Tekniku Edoardo Reja ka zbuluar planet e tij për lojtarët e grumbulluar nga kampionati shqiptar. Italiani e ka krijuar një ide për lojtarët e thirrur, nga miqësorja e parë kundër Arabisë Saudite, por kërkon konfirmimin. Në konferencën për shtyp, në nisje të grumbullimit të kuqezinjve, Reja ka theksuar përshtypjet që i kanë lënë lojtarët.

Sigurisht, me politesën e zakonshme të një italiani, ai ka shmangur përmendjen e emrave, duke bërë të ditur megjithatë, se në të ardhmen ndonjë prej tyre do të jetë pjesë e kombëtares së parë: “Kam disa lojtarë që më kanë përshtypje të mira dhe mund t’i ftoj në të ardhme. Nuk do të doja të merresha me emra të veçantë. Janë të gjithë lojtarë shumë të vlefshëm. Janë lojtarë që kanë vlera të rëndësishme dhe kanë bërë paraqitje shumë të mirë, duke shprehur potencialin e tyre”.

OBJEKTIVI KUALIFIKIM

E gjitha kjo është në funksion të fushatës kualifikuese të Shqipërisë drejt Euro 2024. Përfshirë natyrisht edhe miqësoret e nëntorit me Italinë e Armeninë: “Sa i përket kompeticionit zyrtar, unë mendoj se i kemi shanset tona për t’u kualifikuar. Polonia dhe Çekia janë kundërshtarë shumë të fortë, por nëse rregullojmë gabimet tona ne mund të jemi kompetitiv. Për mua të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, edhe Katari. Lojtarët kanë një rast për të treguar edhe vlerat e tyre. E njëjta gjë është dhe ndeshja me Italinë, që motivimi është diçka tjetër. Meraku i vetëm është mentaliteti. Disa herë tregohemi mendjemëdhenj me veprimet tona në fushë. Është i vetmi problem që unë kam hasur te Kombëtarja shqiptare dhe mendoj se duhet rregulluar”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME