Gjykata Fier vendos arrest shtëpie për mjekun Gëzim Taullai

Fier – Arrest me shpi ka dhënë gjykata e Juridiksionit Fier për mjekun imazherist të spitalit rajonal Fier, Gëzim Taullai i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës .
Mjeku Taullai nuk u paraqit në seancën e masës sigurisë për arsye shëndetësore por u paraqitën avokatët e tij Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj.
Prokurori Leonard Suçi ka paraqitur pretencën dhe provat ndërkohë që pala e akuzuar, avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj i kërkuan trupit gjykues një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij mjekun Gëzim Taullai kjo për shkak të moshës dhe të gjëndjes shëndetësore të tij .
Gjyqtaria e seancës Aurora Tusha pasi ka dëgjuar palët vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi

Mjeku Taullai u akuzua për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Gëzim Taullai 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.
Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.
1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.









