Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHajduti nga Tirana kapet duke vjedhur në Lushnje

Hajduti nga Tirana kapet duke vjedhur në Lushnje

Lushnjë – U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti:

E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME