Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËHiqen kufizimet për pranimin e studentëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Hiqen kufizimet për pranimin e studentëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Të gjithë maturantë nga Kosova e Shqipëria kanë mundësi të barabartë për të konkuruar në të gjithë universitetet nga Gjirokastra në Mitrovicë. Këtë marrëveshje e kanë firmosur ministrja e  Arsimit në Shqipëri dhe ministri i Arsimit në Kosovë.

Dy shtetet do të kenë procedura të unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.

“Me këtë marëveshje maturantët nga Kosova e Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitete publike nga Gjirokastra në Mitrovicë”

Marrëveshja nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë dhe mund të zbatohet nga ky vit. Do të ofrohen kuota të veçantë për studentë nga Shqipëria.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME