AKTUALITET

60-vjeçari tenton të djegë veten me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mbrëmje. Një 60-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse.

Si pasojë e flakëve ai ka pësuar djegje në fytyrë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.

Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button