Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI nxehti afrikan “godet” Shqipërinë, sa shkojnë temperaturat

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë, sa shkojnë temperaturat

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës së ardhshme duke na futur vrullshëm në stinën e verës. Nga të dhënat e stacioneve meteorologjike rajonale, mësohet se temperaturat pritet të arrijnë në 35-36 gradë Celsius në zona të caktuara të vendit, ndërkohë që i gjithë territori pritet të pushtohet nga i nxehti me burim veriun e Afrikës.

Temperaturat do të kenë një rritje graduale duke nisur nga e hëna ndërkohë që kulmi do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte. Temperaturat maksimale do të shënohen në zonën e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës ku termometri pritet të arrijë në 36 gradë Celsius gjatë të mërkurës në mesditë.

Ndërkohë, temperaturat maksimale në zonat bregdetare do të variojnë nga 27-30 gradë Celsius. Tirana pritet që të mërkurën të kapë temperaturat maksimale prej 33 gradë Celsius. Moti do të jetë edhe më i nxehtë në Greqi dhe zonat e tjera të rajonit ku pritet që termometri të kapë deri 40 gradë Celsius

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME