Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIdentifikohet shqiptari që u ekzekutua në Athinë

Identifikohet shqiptari që u ekzekutua në Athinë

Është identifikuar shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Palaio Faliro të Athinës. Mediat greke shkruajnë se viktima është Thimi Prifti, një 60-vjeçar me origjinë nga Berati. Ai u qëllua me 2 plumba në gjoks në oborrin e pallatit të shtëpisë së tij.

Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Mediet greke raportojnë se viktima rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike, falsifikime dhe kontrabandë cigaresh.

Pak pas orës 21.00, qytetarët kanë telefonuar në policinë greke duke raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Pak pas orës 21.00, qytetarët kanë telefonuar në policinë greke duke raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të një arme 9 mm të cilat janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore.

Autoritetet thanë se kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që u largua menjëherë të shtënave me armë. Policia tha se po kryen hetime për ngjarjen dhe tashmë zona është rrethuar. Oficerët e ELAS-it kanë mbledhur dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh. 

faliro-4
faliro-3
faliro-2
shqiptari
shqiptari
shqiptari
shqiptari
shqiptari
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME