Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIlir Meta: Kaloi një vit e gjysëm nga denoncimi i aferës së...

Ilir Meta: Kaloi një vit e gjysëm nga denoncimi i aferës së inceneratorëve, kjo është drejtësi me regji

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga protesta që po mbahet tek inceneratori i Tiranës se kemi të bëjmë me një skenë krimi. Meta i bëri thirrje SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vendosur Rama me Veliajn dhe të çojnë pas hekurave hajdutët rilindas.

Meta tha se sot bëhen 558 ditë nga denoncimi zyrtar për aferën korruptive të inceneratorëve ndërsa theksoi se të gjithë jemi dëshmitarë se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

“Vijmë këtu se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj jeni këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që s’ka inceneratorë, gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, analistë kurajozë, të pashitur e me radhë.

Tregojmë me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që ju ka vënë Rama e Veliaj tek sytë, të shohin të vëretën, të zbatojnë ligjin dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave për krimin e vjedhjes pa fre të djersës dhe gjakut të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Mjaft më me drejtësi me regji.”-tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME