Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIlir Meta: Maqedonia do të lulëzojë, nuk do të ketë destabilizim pas...

Ilir Meta: Maqedonia do të lulëzojë, nuk do të ketë destabilizim pas formimit të qeverisë së re!

Tiranë, 9 qershor – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me kënaqësi ka pranuar të flet në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk nga Shkupi. Në këtë intervistë ish presidenti shqiptar është shprehur optimist për të ardhmen e Maqedonisë pas formimit të qeverisë së re, kurse ka folur edhe për takimin e fundit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
A e bindi Meta-Thaçin të bëhet pjesë e shumicës së re në Maqedoni është një nga pyetjet që ia parashtruam ish presidentit gjatë intervistës së zhvilluar në Tiranë. Në të njëjtën intervistë, ai flet edhe për ngurrimet nëse mundet të kemi destabilizim si rezultat i përbërjes së re qeevritare, por edhe për pritjet nga koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë.

Z. Meta është optimist se me ndryshimet e ndodhura në Maqedoni, vendi ynë do të largohet nga “Balkani i Hapur”, të cilin e quan projekt të dëmshëm dhe asgjësues për shqiptarët.
Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai thekson mjaft kategorikisht se “Shqipërisë i nevojitet përmbysje, e jo ndryshim”, kurse për shqiptarët në përgjithësi thotë se i pret një ardhmëri e ndritur, por “duke luftuar së bashku kundër Kalit të Trojës”.

Intervistën ekskluzive të ish presidentit Meta dhënë për portalin Lideri.mk do të mund ta përcillni të plotë në vazhdim:

Lideri: Zotëri Meta, ju i njihni mjaft mirë rrethanat në Maqedoni. Si i komentoni ndryshimet që ndodhën në zgjedhjet e 8 majit?

Ilir Meta: Mendoj që janë ndryshime të mirëpritura, për arsye se vetë rezultati dhe diferenca e jashtëzakonshme midis dy partive kryesore maqedonase tregon për një uri për ndryshim.
Së dyti problemet në rritje sociale-ekonomike dhe të korrupsionit në Maqedoni e kanë bë këtë ndryshim më të mprehtë. Së treti, përvojat pozitive në të kaluarën në fushën e ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve të huaja nga VMRO-ja kur ka qenë në pushtet, e bëjnë këtë forcë shumë të besueshme për të realizuar këtë program tepër ambicioz, që I përgjigjet të gjithë shtresave në Maqedoni që kanë nevojë për ndryshim dhe për një kujdes nga ana e shtetit dhe e qeverisjes.

Lideri: Në opinion ka edhe dilema nëse me rikthimin e fuqishëm të VMRO-së mund të kthehen edhe politikat e tensioneve ndëretnike?
Ilir Meta: 
Nuk e besoj se kjo gjë mund të ndodhë, pasi, most ë harrojmë që VMRO-ja ishte në pushtet në kohë kur Maqedonia e njohur Kosovën, mos harrojmë se VMRO-ja ka qenë kundër Ballkanit të Hapur, që në thelb është një projekt kundër Kosovës dhe që defaktorizon shqiptarët në tërësi në rajon, kështu që nuk besoj në histori të tilla. Plus që ata do të ndërtojnë partneritet me shqiptarët, sin ë qeevria ashtu edhe në opozitë, sepse shoh që kanë një vision të qartë. Natyrisht ata do të përballen me çështje delikate, siç është çështja me Bullgarinë, por unë besoj se të dy vendet do ta trajtojnë këtë çështje me urtësi, në interesin reciprok dhe në interesin e gjithë rajonit tonë ku edhe Bullgaria është preente dhe ka rolin e saj.

Lideri: Si vlerësoni partitë e reja që do të përfaqësojnë shqiptarët në qeveri. A do të mund të na përfaqësojnë me dinjtitet?
Ilir Meta:
 Është një vendim i elektoratit shqiptar, është një vendim i fituesit për zgjedhur partnetrët dhe unë besoj se shqiptarët sin ë qeveri, poashtu edhe në opozitë do të jenë një garanci për të mbrojtur të gjitha arritjet europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, por edhe për të shënuar arritje të reja. Unë pata kënaqësinë para pak ditësh të kasha këtu të ftuar kryetarin e partisë historike shqiptare, Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, z. Menduh Thaçi i cili ishte shumë i ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm që ka opozita në këto moment.

Lideri: Kishte aludime në Maqedoni se takimi juaj me z. Thaçi ka pasur për qëllim ta bindni atë të bëhet pjesë e mazhorancës. Biseduat në këtë temë në takim?
Ilir Meta:
 Absolutisht që nuk ka asnjë lidhje takimi ynë me aludime të tilla. Z. Thaçi është në politikë ndoshta më më përvojë se sa unë dhe ka kaluar edhe ai periudha dhe eksperienca tepër të vështira, të cilave u ka mbijetuar me shumë kurajo dhe vendosmëri. Njëkohësisht, z. Thaçi nuk është nga ata që mendon se të mbetesh në opozitë është fatkeqësi. Përkundrazi, ai shikon dhe e përjeton si një kision. Poashtu, sështë detyra ime të ndërhyj në çështjet e brendshme të Maqedonisë, përveç se në krizën e periudhës së 2001-shit, kur kam ndërhy për të ulur në tavolinë Ali Ahmetin me Arbër Xhaferin, sepse ishte një domosdoshmëri për Marrëeshjen e Ohrit që do të vinte dhe për të evituar konfrontimin mes shqiptarëe. Nëse zgjedhjet e fundit pati një ndërhyrje nga ana ime sa i takon palës maqedonase, kjo ishte për shkak se VMRO-ja është kundër Ballkanit të Hapur dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua si kryetar i një partie shumë të rëndësishme në Shqipëri, por edhe si ish president i Republikës, ish kryeministër dhe kryeparlamentar i Shqipërisë, sepse Ballkani IHapur ishte një projekt asgjësues për Kosovën dhe për të forcuar rolin e Serbisë si një faktor hegjemon në rajonin tonë.

Lideri: A mendoni se Maqedonia mund të destablizohet shkaku i përbërjes së qeverisë së re?
Ilir Meta: 
Nuk shikoj asnjë arsye përse Maqedonia të ketë shqetësime të tilla. Është e rëndësishme që Maqedonia vetëm të ecë në rrugën e saj evropiane dhe të përmbushë detyrat e veta si anëtare e NATO-s. do retorikë jokonstruktive mendoj se është e padobishme.
Lideri: Patëm ndryshime në Kosovë, ndodhën në Maqedoni, a mendoni se do të ndodhin së shpejti edhe në Shqipëri?
Ilir Meta: Ndryshimeve në Shqipëri u ka ikur koha me kohë dhe do të kishin ndodhur. Por pikërisht për të realizuar projektet ogurzeza për ndarjen e Kosovës, ku Edi Rama kishte një rol kryesor dhe ende ka një rol të rëndësishëm, për të realizuar Ballkanin e Hapur, për të realizuar shpopullimin e Shqipërisë, ndryshimi në Shqipëri u ble nga Edi Rama dhe u shit për fat të keq nga faktorë të caktuar ndërkombëtar, të cilët në të gjithë këto zhvillime në vendin tonë ishin në krah të agresorëve dhe jot ë viktimës. Dhe kur them në krah të agresorëve, e kam fjalën në krah të politikave shoviniste të Beogradit dhe jo të viktimës, ku kam parasysh thjeshtë mbrojtjen e arritjeve të deritanishme të Kosovës për shtetbërjen e saj, që është realizuar me shumë sakrifica edhe të shqiptarëve edhe të ndërkombëtarëve. Shqipëria ka nevojë për përmbysje, nuk ak nevojë për ndryshim, sepse këtu praktikisht ka ndodhur një gurshteti, ku janë përmbysur të gjitha parimet e së drejtës, të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe është bë një vend që është i pari në Evropë dhe i dyti në botë për korrupsion.

Lideri: CIli është mendimi juaj për të ardhmen, çka i pret shqiptarët?
Ilir Meta: 
Shqiptarët, duke luftuar së bashku, pas asnjë diksutim i pret një e ardhme shumë e mirë. Shqiptarët, duke izoluar të keqen, Kalin e Trojës dhe të gjithë mercenarët, sidomos këta të ideologjisë Prindi 1 dhe Prindi 2, pa asnjë dikustim do të mrbojnë kombin, do të mbrojnë familjen shqiptare, traditat tona më të mira, historinë tonë dhe identitetin tonë dhe do të kenë një të ardhme dinjitoze si shqiparë dhe evropianë njëkohësisht. Pra, nuk do të shndërrohen në statistika të pavlera që u interesojnë vetëm atyre që i shohin shqiptarët si konsumatorë.

Lideri: Falemnderi shumë që pranuat të jepni intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk.
Ilir Meta:
 Është kënaqësia ime, u uroj të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut suksese. Për ne është tepër jetike që Maqedonia e Veriut të lulëzojë si një shtet i së drejtës ku garantohen të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtat e shqiptarëve, që janë një faktor madhor shtetëformues dhe prosperiteti dhe mbarëvatjta e Maqedonisë së Veriut është një kontribut madhor për të gjithë Ballkanin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME