Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston një grua që u kap duke vjedhur në dyqan, një...

Policia arreston një grua që u kap duke vjedhur në dyqan, një shtetas dogji ullinjtë e komshis pa dashje.

Fier – Një 44 vjeçare është arrestuar nga policia pasi teksa ka qënë në një qendër tregtare në Fier është kapur duke vjedhur produkte. Teksa është kapur nga kamerat e sigurisë ajo është ndaluar fillimisht nga rojet e sigurisë e punonjësit e kompanisë e më pas është thirrur policia e shtetit e cila i ka vënë prangat nën akuzën e vjedhjes.

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen M. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet të ketë vjedhur produkte të ndryshme në një qendër tregëtare.

*Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 70 vjeç, banues në fshatin Verri, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, dhe për pasojë janë djegur disa pemë ulliri të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME