KRYESORESPORT

Inter reziston 3-3: Yamal dy traversa, zikaltërve i anulohet goli për një majë këpuce

Përfundon me një 3-3 spektakolar ndeshja mes Barcelona e Inter, gjysmëfinalja e parë e Champions League 2024/25. Në mbrëmjen e Montjuïc ndodhi gjithçka: zikaltërit kaluan në avantazh pas 30 sekondash me një magji me thembër nga Thuram dhe në minutën e 21′ janë tashmë 0-2 falë një akrobacie të Dumfries. Barça ngushton menjëherë rezultatin me Yamal dhe në minutën e 38′ gjen barazimin me Ferran Torres.

Në pjesën e dytë miqtë kaluan sërish në epërsi me Dumfries pas një goditjeje nga këndi, por u barazuan menjëherë nga një autogol i Sommer, i shkaktuar nga një predhë e Raphinha. Rezultati përfundimtar lë të hapur çdo skenar në prag të ndeshjes së kthimit, e parashikuar për pas gjashtë ditësh në “San Siro”.

Barcelona e Inter i dhanë jetë një rezultati 3-3 e kandidon për ndeshjen e vitit. Një fill i gjatë i futbollit të pastër që lidh ngushtë një gol të shënuar me thembër, një tjetër të goditur me parabël nga vend, një gjysmë roveshate, një shtatëmbëdhjetëvjeçar rekordmen, një gol të anuluar, një “ruletë” në mesfushë dhe në fund një fjalë: “emocion”, përbërësi kryesor i një gjysmëfinaleje e Champions që lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në “San Siro” më 6 maj.

Lamine yamal

Inter konfirmohet si një “Band of Brothers”, bandë vëllezërish, sepse të trembësh një Barcelonë të tillë është sinonim i bashkimit të plotë. Sidomos pas tre humbjeve radhazi. Barcelona, në anën tjetër, është lavdërimi i zakonshëm për të papriturën dhe arrogancën futbollistike të trashëgimtarit të Messit. Me Yamal katalanasit janë të sigurt për 15 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button