AKTUALITET

Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare me thikë në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Maceratës në Itali, ku një shqiptare 45-vjeçare është goditur për vdekje në mes të qytetit, përpara syve të kalimtarëve.

Sipas të dhënave të para, autor i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili është ndaluar nga karabinierët. Viktima është Gentiana Hudhra, kurse në pranga u vendos ish-burri i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.

I dyshuari fillimisht e ka goditur me thikë, kurse më pas, sipas dëshmitarëve, e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.

Viktima, nënë e dy fëmijëve të rritur, ishte duke shkuar në punë kur u sulmua në afërsi të parkut të qytetit, një zonë ku kalonte përditë. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe deri më tani nuk janë raportuar episode të mëparshme dhune apo kërcënimesh.

Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. Sipas burimeve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se ka pasur çrregullime të natyrës psikike. Megjithatë, ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa priten vlerësimet mjeko-ligjore dhe hetimet për gjendjen e tij mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button