AKTUALITETKRYESORE

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji voton në burgun e Fierit

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka votuar në burgun e Fierit. Pas votimit Salianji tha se vota është njësoj qoftë nga burgu, qoftë edhe nga jashtë. Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për opozitën.

“Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë.” , tha Salianji pas votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button