Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIsh-prefekti i PS: E shplaftë mortja partinë lidere!

Ish-prefekti i PS: E shplaftë mortja partinë lidere!

Gjok Jaku, ish- deputet i PS-së dhe ish-prefekt i Lezhës ka reaguar ndaj qeverisë Rama. Ja se çfarë shkruan ish-prefekti i PS:

“Jemi vend eksperimentesh, po tallen, provokojnë apo “bëja…se të thonë babë”?!

Brenda 6 ditësh çmimi i karburanteve ndryshon sipas oreksit të kompanive e me bekimin e qeverisë, duke kap nivelin më të lartë. Në dy vendet fqinje M. Zi sot çmimi i naftës 1.64 euro, Kosovë 1.67 euro, e ndersa në Shqipëri ku miliona ton naftë nxirren çdo vit nga nëntoka jonë e prej 100 vjetësh, nafta shitet me 245 lek, që i bie më shtrenjtë se në vendet fqinje dhe pse këto vende kanë të ardhura e paga mesatare më të larta se sa ne.

Kësaj i thonë “litarin në fyt” varfëroje popullin tënd, bëje që të ikë që një grusht njerëzish të mbretërojë në parajsën e republikës së oligarkëve e “rilindjes”.

Ti gëzojmë këto kohë pa makina, “këmbët e lehta e faqja e bardhë” thotë populli, të forcojmë durimin e t’na rrojë “me nder” partia “lidere” që e shplaftë mortja!”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME