Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKa ardhur koha përsëri për ndryshim në Shqipëri!

Ka ardhur koha përsëri për ndryshim në Shqipëri!

Nga William E. Ryerson, ish-ambasador i SHBA-së në Tiranë

Ndërsa po i afrohemi këtë muaj një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit.

Shqipëria i është bashkuar NATO-s, dhe ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European.

Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Washingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.

Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.

Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes. U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME