Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKatastrofa mjedisore/ Mbi 5 tonë peshk i ngordhur në rezervuarin e Petovës

Katastrofa mjedisore/ Mbi 5 tonë peshk i ngordhur në rezervuarin e Petovës

Fier – Tonelata peshku të ngordhur në rezervuarin e Petovës. Shkak temperaturat e larta. Mbizotëron era e rëndë, kafshët e egra po ushqehen me to e rrezikon përhapje epidemie. Institucionet shmangin mediat e interesuara duke ja lënë topin njëra – tjetrës.

Mbi 5 ton peshë i ngordhur kanë pushtuar brigjet e rezervuarit të Petovës, njësia administrative Mbrostar në bashkinë Fier. Era e rëndë ka pushtuar zonën përreth ndërkohë që kafshët po ushqehen me peshkun e ngordhur e në këtë mënyrë rrezikohet dhe ndonjë përhapje epidemie.

Banorët pranë rezervuarit nuk flasin për median pasi jashtë kamerave thonë se e ka bashkëfshatari i tyre dhe e ka marr rezervuarin me qera për 99 vjet

Agjensia Rajonale e Ruajtjes së Mjedisit e kontaktuar me telefon ka pohuar se e dinë problemin por nuk është kompetencë e tyre sepse këtë kontroll e ushtron Miniatria e Mjedisit që ka dhënë lejen e shfrytëzimit.

E njëjta përgjigje vjen nga AKU, Drejtoria e Peshkimit dhe
Drejtoria e Ruajtjes së Mjedisit në bashkinë Fier.

Ferrik Avdia drejtor i bujqësisë bashkia Fier ka pohuar se kjo është hera e parë që ndodh për shkak të temperaturave të larta e rënia e  nivelit rë ujit në rezervuar. Janë mbi 5 tonë peshk i ngordhur. Pasi janë vënë në dijeni Ministria e
Mbrojtjes Mjedisit, drejtoritë përkatëse, policia, i është lënë detyrë personit që ka marr me qera rezervuarin që të nxjerri të gjithë sasinë e peshkut të ngordhur e ta largojë nga rezervuari.

Kjo situatë ndodhi dy muaj më parë në rezervuarin e Kurjanit bashkia Rroskovec ku tonelata peshku të ngordhur pushtuan anët e rezervuarit e ndotën ambientin. Pas kronikave televizive organet perkatese morën masa për largimin e tij e rikthimin e situatës në vend

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME