Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKatër arsye pse duhet të konsumojmë lajthi

Katër arsye pse duhet të konsumojmë lajthi

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje.

Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec. Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta.

Ku ka lajthi ka shëndet të mirë. AgroWeb.org ka identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Lajthitë për imunitetin

Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit.

Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë. Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Lajthitë për zemrën

Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq.

Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Kundër tumoreve

Studimet thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë ndër arrorët më mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë për uljen e sheqerit në gjak

Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë

Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm.

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME