KRYESOREKULTURË

Kisha e Tudasit (Shën Triadha) në Opar

Kisha e Tudasit (Shën Triadha) në Opar, është ndërtuar nga pjestarët e dinastisë Muzaka.

Me familjen Muzaka fillon edhe historia moderne shqiptare e dokumentuar. Ata jane me origjinë nga zona e Oparit të Korçës dhe më pas e shtrinë sundimin në gjithë zonën midis Korçës dhe Myzeqese.

Ndër kishat më të vjetra në Opar dhe në mbarë vendin tonë, është kisha e shen Triadhës e Lavdarit. Shpesh ajo është quajtur edhe kisha e Tudasit, fshat pranë saj.

Shën Triadha , është ndërtuar nga Kirana Muzaka në vitin 1470.Kir/ana ishte gjyshja e Gjon Muzakës, i fundit Muzakë që u largua pas pushtimit turk dhe autori i “ Gjenealogjise së Muzakajve”.

Familja fisnike e Muzakëve, e kishte traditë që herë pas here të ndërtonte kisha dhe në mjaft raste edhe vetë pjestarët e kësaj familjeje u varrosën në to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button