Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e...

‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike gjatë zgjedhjeve lokale të 2023. Sipas tij, e rëndësishme është fitorja e opozitës. Gjatë një konference për shtyp, ai ritheksoi nevojën e protestave.

“Për zgjedhjet vendore kemi nisur përgatitjet dhe së shpejti do të mblidhemi për zgjedhjet që afrojnë. Është moment historik se Shqipëria do të ndahet nga një model një partiak. Çdo forcë politike ka ambiciet e saj për nivel të çdo bashkie dhe në këtë drejtim, kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD dhe të gjithë të tjerët.

Në mënyrë të padiskutueshme, për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës, vendosja e demokracisë vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë u kthyen në bunker të vërtetë. Shihni pagat nëpër bashki.Ka shumë më të punësuar në rilindje sesa ka patur në 400 e ca bashki e komuna. Është psikologji e tyre thjesht për efekte elektoralë. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME