Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZgjedhjet lokale/ Rama mbledh Kryesinë e PS

Zgjedhjet lokale/ Rama mbledh Kryesinë e PS

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00. Mbledhja është thirrur nga Edi Rama.

Mësohet se në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023 do të vendosen nga kryesia e PS. Metodë kjo ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet që kryeministri Rama të bëjë ndarjen e kryebashkiakëve në tre kategori. Kush do të rikandidohet. Kush nuk ka asnjë shans. Kush nga emrat është në pikëpyetje.

Por mësohet se emrat nuk do të dalin sot.

Megjithatë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është një “emër i djegur”. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama, Leli nuk do të rikandidojë më për të qenë në krye të bashkisë së Vlorës.

Edhe gjatë takimit të sotëm, në Lalz të Durrësit ku foli për mbylljen e sezonit turistik, Rama e “sulmoi “ publikisht Lelin.

Kryetari i bashkisë ishte i pranishëm kur Edi Rama e cilësoi punën e tij dështim spektakolar.

“Në drejtimin e ministres së Turizmit që ka bërë diferencën dhe falë disa bashkive, ose më saktë të një bashkie, të Lezhës përsa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtimin spektakolar të bashkisë së Vlorës.

Ne kemi pasur një sezon më të pastër se asnjëherë, që nuk është ndonjë gjë e madhe, por një sezon realisht të pastër” tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME