AKTUALITETKRYESORE

Kokainë nga Shqipëria në Itali dhe Rotterdam/ Dalin pamjet nga operacioni “Ura”! Çanta me euro, pako droge dhe filmime gjatë hetimit (Video)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë në lidhje me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, kryesisht heroik=në dhe kokainë.

Në pamje shihen çanta të tëra me euro, pako me kokainë, plane nga sallat operative dhe të vëzhgimit, si dhe pamje të filmuara gjatë fazës hetimore.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Një urdhër arrest është lëshuar edhe ndaj Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës” në kuadër të operacionit antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës, ndërsa burimet bëjnë me dije se në këtë operacion janë implikuar njerëz të rëndësishëm në botën e krimit.

Po ashtu urdhër-arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.

Gjithashtu burimet mediatike raportojnë se në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali është ndaluar edhe Ligor Çombashi, pronar i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”.

MEGA-Operacioni Itali-Shqipëri/ Urdhër-arrest për “Visin e

Foto: Agjencia e udhëtimit “Ligori Travel”

Screenshot 20250521 095522 chrome1643044022123411176

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut të lëndëve narkotike.  

Burime bëjnë të ditur se masë sigurie është dhënë edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës.

Me heret Tragaj ka mbajtur edhe pozicionin e Sekretarit te Këshillit Bashkiak në Durrës.

MEGA-Operacioni Itali-Shqipëri/ Urdhër-arrest për “Visin e

Ne foto: Avokati Armand Tragaj

Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol-in.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Në orën 10:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e operacionit Ura do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Kush është Ervis Doçi?

Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest. Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit.

Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët.

Disa herë kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar emrin e Doçit si një nga ‘terroristët elektoralë’ që punuan për manipulimin e votës në Durrës në zgjedhjet e 11 majit.

“Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë! Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!”, deklaronte Berisha më 28 prill

Më 14 prill 2025 gjatë një tubimi elektoral në Durrës, Berisha i bëri thirrje që ai të mos blejë vota për llogari të mazhorancës.

Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.

Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button